Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City i ka ofruar kontratë të re De Bruynet

Manchester City dëshiron që me çdo kusht ta mbajë në skuadër edhe për shumë vjet mesfushorin, Kevin De Bruyne.

“The Times” shkruan se klubi anglez i ka ofruar kontratë të re dhe të përmirësuar futbollistit belg. Kjo ka ndodhur pasi De Bruyne e kishte refuzuar ofertën e parë që i ishte bërë nga drejtuesit e Cityt.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura. Kontrata aktuale 28-vjeçarit i skadon në vitin 2023. Këtë sezon, De Bruyne ka shënuar tre gola dhe ka asistuar 11 herë në 22 ndeshje në Premier League.