Sport

Man. Utd – Milan, derbi i 1/8 së finales në Ligën e Evropës

Dueli ndërmjet Manchester Unitedit dhe Milanit, do të jetë derbi i 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Shorti është tërhequr të premten, ku janë mësuar të gjitha çiftet e këtij raundi.

Ndeshja e parë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Milanit, do të luhet në stadiumin “Old Trafford”, derisa ajo e kthimit në “San Siro”.

Këto dy skuadra janë përballur tri herë ndërmjet vete në garat evropiane dhe që të tri ndeshjet i ka fituar Milani.

Ndërkohë, çiftet tjera të 1/8 së finales të kësaj gare, janë: Ajax – Young Boys, Dynamo Kyiv – Villarreal, Roma – Shakhtar, Olympiacos – Arsenal, Dinamo Zagreb – Tottenham, Slavia Praha – Ranger dhe Granada – Molde.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 mars, kurse ato të kthimit më 18 mars.