Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali përballet me Sportingun në 1/8 e finales të Ligës së Evropës

Skuadrat angleze nuk do të kenë aspak punë të lehtë në 1/8 e finales të Ligës së Evropës pas shortit të tërhequr të premten. Arsenali dhe Manchester Unitedi, janë ekipet që do ta përfaqësojnë Premier Leaguen në këtë fazë të Ligës së Evropës.

Përderisa Arsenali do të ketë punë me Sportingun e Lisbonës, skuadra e Manchester Unitedit do të përballet me Real Betisin. Për Unitedin, ky do të jetë një kundërshtar tjetër nga Spanja pasi e eliminoi Barcelonën në fazën e plejofit.

Duel tjetër interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Romës dhe Real Sociedadit, ndërsa Juventusi do të ketë punë me skuadrën e Freiburgut.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen muajin e ardhshëm, me datën 9 mars, kurse ato të kthimit pas një jave.

Finalja e Ligës së Evropës do të luhet më 31 maj në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Edhe Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions Futboll 4 muaj më parë Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions

Union Berlin – St. Gillosie

Sevilla – Fenerbahçe

Juventus – Freiburg

B. Leverkusen – Ferencvaros

Sporting – Arsenal

Man. Utd – Real Betis

Edhe Man. Unitedi ndaj Sociedadit, Roma kundër Rangersit Futboll 1 v. më parë Man. Unitedi ndaj Sociedadit, Roma kundër Rangersit

Roma – R. Sociedad

Shakhtar - Feyenoord