Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man Unitedi e ka në listë Kylian Mpappen

Kylian Mbappe mund ta vazhdojë karrierën në Premier League.

Në mesin e shumë klubeve që po interesohen për sulmuesin e PSG-së, është edhe Manchester Unitedi.

“ESPN”, shkruan se trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, planifikon që ta sjellë në skuadër Mbappen, në verën e vitit 2022.

Pikërisht, në verën e vitit të ardhshëm, Mbappe do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Parisin.

Interesimin më të madh për 22-vjeçarin e ka shfaqur Real Madridi. Ndërkohë në garë është edhe Liverpooli.

Sipas mediave në Francë, Mbappe do të qëndrojë te PSG-ja të paktën deri në fund të sezonit.

Artikuj të ngjashëm