Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në presion për t’u kthyer te rezultatet pozitive në Premier League.
Ndërkohë, Manchester City, fituesi i tripletës edicionin e kaluar, synon të vazhdojë me formën e përkryer.
Tottenhami, Liverpooli dhe Arsenali janë në formë impresive, pasi kanë tubuar nga 10 pikë, prej 12 sa ishin të mundshme pas katër xhirove. Secila nga këto skuadra ka mundësinë që të ngjitet në krye të tabelës, në rast se City dështon të fitojë në “London Stadium” të shtunën nga ora 16:00 kundër West Hamit.
Manchester Unitedi e pret Brightonin të shtunën prej orës 16:00, dhe pas disfatave që ka pësuar nga Tottenhami e Arsenali, ka mbetur me gjashtë pikë.
Chelsea luan në udhëtim te Bournemouthi të dielën nga ora 15:00, Tottenhami e pret Sheffield Unitedin, kurse ndeshja mes Wolvesit dhe Liverpoolit e hap xhiron e pestë të Premier Leagues.
Edhe
Premier League luhet të dielën, të hënën e të martën
Nënkampioni i edicionit të kaluar, Arsenali, luan të dielën nga ora 17:30 në udhëtim tek Evertoni.
Tabelës në Premier League i prin City i Guardiolës me 12 pikë nga katër ndeshje.