Manchester City është rikthyer te fitoret në Premier League, pasi ka mposhtur Fulhamin me rezultat bindës 0:3.
Fitorja e Cityt u sigurua në pjesën e dytë kur u shënuan të tre golat. John Stones (47’), Gabriel Jesus (56’) dhe Sergio Aguero (60’) realizuan në fitoren e skuadrës së Pep Guardiolas.
Manchester City mban vendin e parë në Premier League me 71 pikë, 17 më shumë se ndjekësi më i afërt Manchester United. Fulhami në vendin e 18 ka 26 pikë.