Sport

City shënon fitore ndaj Fulhamit

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Fulhamit në Premier Ligë. Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Etihad, përfundoi 2-0.

Në minutën e pestë të ndeshjes, City kaloi në epërsi përmes Sterlingut. Atë në një aksion të shpejt e asistoi Kevin De Bruyne.

Pas rreth 20 minutash më vonë, City shënoi edhe golin e dytë, raporton KOHA.

Nga pika e bardhë e penalltisë, De Bruyne ishte i saktë për 2-0.

Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiolas renditet në pozitën e katërt në tabelën e Premier Ligës me gjithsej 18 pikë ndërsa Fulhami në të 17-n, me shtatë pikë.