Erling Haalandi pritet të largohet nga Dortmundi në verë.
Interesimin për të madh për norvegjezin e kanë shfaqur Real Madridi dhe Manchester City.
“Manceshter Evening News” shkruan se destinacioni më real për Haalandin është Manchester City.
Sipas mediumit anglez, Reali e ka prioritet Kylian Mbappen dhe do të jetë e vështirë që klubi nga Madridi të nënshkruajë me të dy top-sulmuesit.
21-vjeçari ka shkëlqyer te Dortmundi që nga ardhja e tij në janar të vitit 2020.
Në 79 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 80 gola dhe ka bërë edhe 21 asistime.
Edhe
Reali bën gati ofertën për Haalandin
Sulmuesi norvegjez i ka kushtuar klubit gjerman 20 milionë euro, kurse tani vlerësohet rreth 150 milionë euro.
Me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.