Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malsor Ajeti shumë afër Ballkanit

Futbollisti i talentuar Malsor Ajeti pritet t‘i bashkohet skuadrës së Ballkanit si përforcim për edicionin e ardhshem.

Burime të Sportit në KTV kanë mësuar se sulmuesi i krahut, 21-vjeçari Ajeti, është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra e elitës së futbollit kosovar.

Ajeti edicionin që shkoi, ishte pjesë e Flamurtarit dhe arriti të shënojë një gol dhe pati pesë asistime.

Në fillim të sezonit ishte edhe pjesë e Strugës në Maqedoni.

Prezantimi i sulmuesit të krahut pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Artikuj të ngjashëm