Sulmuesi i krahut, Dejan Zarubica është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit.
Kampioni i Kosovës ka bërë të ditur të martën se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Mali i Zi. Zarubica me Ballkanin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024.
Zarubica 29-vjeçar karriera ka bërë te Sutjeska, OFK Beogradi, Iskra, Buduqnosti, Lovqeni dhe së fundmi te Laçi në Shqipëri. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime në 31 paraqitje për Laçin. Zarubica ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U19 të Malit të Zi.