Festim Alidema i është bashkuar Ballkanit.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar për transferimin e sulmuesit 27-vjeçar në faqen e tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlidema ka nënshkruar me Ballkanin deri në verën e vitit 2027.
Ai pos përvojës në kampionatin vendor, ka luajtur edhe në Kroaci e Shqipëri.
“Sulmuesi me përvojë Festim Alidema i bashkohet familjes sonë, duke sjellë me vete një përvojë të pasur nga kampionati vendor, ai shqiptar dhe elita e futbollit kroat. Me shpejtësinë dhe teknikën e tij në fazën ofensive, si dhe përvojën e madhe, 27-vjeçari pritet të japë një dimension të ri në lojën tonë sulmuese dhe të kontribuojë fuqishëm në objektivat e skuadrës. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën portokallezi, të cilën do ta vesh dy vitet e ardhshme, deri në verën e vitit 2027”, ka njoftuar Ballkani.