Mallorca e Vedat Muriqit ka pësuar humbjen e tetë në La Liga. Skuadra e sulmuesit kosovar u mposht në shtëpi të shtunën nga Betisi, në kuadër të xhiros së 22-të në La Liga.
Betisi fitoi 1:0, falë golit të Sergi Altimiras në fund të pjesës së parë.
Muriqi që është kthyer së fundmi nga lëndimi, u inkuadrua në minutën e 58-të.
Mallorca ka 20 pikë nga 22 ndeshje dhe është në pozitën e 15-të.
Betisi ngjitet në pozitën e shtatë me 34 pikë.
Artikuj të ngjashëm