Malisheva, Suhareka dhe Vjosa kanë siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Malisheva fitoi 3:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDreni Kryeziu, Drilon Hazrollaj dhe Etnik Brruti shënuan golat e fitores për Malishevën.
Suhareka ndërkohë fitoi 3:1 ndaj Prishtinës së Re. Për Suharekën realizuan Mevlan Zeka, Yll Hoxha dhe Adam Dougui.
Vjosa fitoi thellë ndaj 2 Korrikut, 4:1. Drin Ymeri, Ardian Selimi, Enis Stublla dhe Fidan Gashi ishin realizatorët e golave në fitoren e Vjosës.