Laurent Xhylani i është bashkuar Malishevës. Ai së fundi ka luajtur për Drenasin.
Xhylani ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e Malishevës. Nga klubi i Malishevës vlerësohet shpresë e futbollit të Kosovës.
“Laurenti edhe pse një talent i ri, është transferimi i së tashmes e po ashtu edhe i së ardhmes së klubit”, shkruan klubi i Superligës të hënën. Xhylani është 18-vjeçar dhe luan në fazën ofensive.