Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva prezanton Shillovën

Sulmuesi Alban Shillova është përforcimi më i ri i Malishevës për sezonin e ri.

Shillova është prezantuar të hënën nga Malisheva, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.

“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Alban Shillovës nga Llapi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Malishevës.

Sezonin e fundit, Shillova ishte pjesë e Llapit kurse karrierë ka bërë edhe te shumë klube kosovare, ndër to edhe Prishtina, Drenica, Drita e Flamurtari. Sezonin e fundit, ai shënoi tre gola dhe bëri po aq asistime në 31 paraqitje.