Klubi i futbollit Malisheva e ka prezantuar të mërkurën mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Besnik Feratin.
Ai te skuadra e Superligës së Kosovës është transferuar nga skuadra e Pobedës së Prilepit.
“Besniku është një lojtar që luan disa pozita në mesfushë dhe pritet t’i sjellë kreativitet dhe agjilitet mesfushës sonë”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Kosovës.