Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj transferon Besar Isenin

Klubi i futbollit Ferizaj ka vazhduar me përforcime për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Ferizaj të martën ka njoftuar për arritjen e marrëveshjen me mesfushorin Besar Iseni.

Iseni është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa te Ferizaj kanë pritje të mëdha prej tij.

“Një mesfushor me tipare organizative, do të jetë arma e fortë e skuadrës sonë në stinorin pranveror”, ka shkruar Ferizaj.

Iseni ka luajtur për Shkupin e Vardarin, ndërsa së fundi ishte tek Egnatia në Shqipëri. Është 25-vjeçar.

“Është kënaqësi që sot kam arritur marrëveshje me FC Ferizajn, një klub me një projekt shumë profesional, që nuk më la shumë hapësirë për të menduar ofertat e tjera. Jam shumë i motivuar për këtë aventurë të re. Ju premtoj tifozëve që do të jap maksimumin në secilën ndeshje, që së bashku të arrijmë qëllimin”, ka thënë Iseni.

Artikuj të ngjashëm