Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj merr sulmues nga Irani

Skuadra e Ferizajt ka angazhuar sulmues nga Irani në prag të fillimit të edicionit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Ferizaj të enjten ka prezantuar sulmuesin 22-vjeçar, Ali Babaei. Ai ka firmosur për dy vjet. Babaei së fundi ishte te skuadra turke, Ankara Keciorengucu, por nuk ka luajtur nga dhjetori.

Karrierë ka bërë edhe në disa skuadra në Iran.