Malisheva ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli.
Malisheva në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, e ka fituar pjesën e parë ndaj Drenicës me rezultatin 2:1.
Në këtë ballafaqim u shënuan dy gola shumë të bukur.
Për Malishevën realizuan Ronald Sobowale dhe Drilon Hazrollaj me supergol nga gjuajtja e lirë, ndërsa për Drenicën realizoi Armend Abazi.
Pjesa e parë e duelit tjetër të së shtunës ndërmjet Ferizajt dhe Dritës është mbyllur baras, pa gola.