Pa gola është mbyllur takimi mes Malishevës dhe Gjilanit i zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë të shtunën.
Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll. Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 33 pikë, një më shumë se Prishtina e Drenica që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Gjilani mbetet në pozitën e dytë me 29 pikë.