Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maldini: Nuk ka shanse të kthehem te Milani

Paolo Maldini ka thënë se nuk ka shanse që të rikthehet te Milani për të marrë një post në bordin e drejtorëve.

Li Yonghong është pasardhës i Silvio Berlusconit si president i klubit pasi kinezët kompletuan blerjen e klubit nga kompania Fininvest.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maldini në muajin tetor kishte refuzuar rolin e drejtorit teknik, duke shprehur pakënaqësi në organizimin e klubit.

Pas ndërrimit të pronarëve, mbrojtësi legjendar është pyetur nëse konsideron pranimin e rolit, por ka insistuar se nuk ndryshon asgjë.

“Absolutisht jo”, ka thënë Maldini për Sky Sports kur është pyetur për rikthimin e mundshëm.

“Vendimin e kam marrë kohë më parë dhe mendoj se ishte i duhuri. Kam folur me ta në tetor, marrëveshja është mbyllur muaj më parë, kam ende dyshime [për organizimin e klubit]”.