Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malazezët e pranojnë se ndeshja me Kosovën është vendimtare

Selektori i Malit të Zi në hendboll, Zoran Roganoviq, të premten e ka publikuar listën për tri ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Mali i Zi të mërkurën luan ndaj Kosovës në Prishtinë. Më 30 prill e luan ndeshjen e shtyrë ndaj Suedisë, në Podgoricë. Ndërkohë, më 2 maj takohet po në Podgoricë me Rumaninë.

Mali i Zi synon kualifikimin, por te kjo përfaqësuese kanë pranuar se dueli vendimtar është ai që luhet në Prishtinë.

Kosova ka nisur të mërkurën përgatitjet për ndeshjen me Malin e Zi dhe atë me Suedinë, që e ka më 2 maj në udhëtim. Kosova po synon kualifikimin e parë në Evropian, ndërsa ndeshja vendimtare llogaritet ajo me Malin e Zi.

Dy të parët në grup avancojnë tutje, ndërsa kualifikohen edhe katër prej tetë përfaqësueseve më të mira nga vendi i tretë.

Në Grupin 8 udhëheq Suedia, me 6 pikë nga tri ndeshje. Kosova e Rumania i kanë nga 3 pikë e nga katër ndeshje. Mali i Zi është i fundit (4) me dy pikë nga tri ndeshje.

Ndeshjen hapëse të kualifikimeve, të luajtur më 4 nëntor në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Kosovës, e kanë fituar malazezët.

Malit të Zi i janë kthyer dy bekat, Vladan Lipovina e Stefan Çavor, që munguan në ndeshjen e kaluar. Ndërkohë, mungojnë i lënduari Milosh Vujoviq dhe beku Stevan Vujoviq. Ky i fundit mungon për shkak të masave antiCOVID që janë në fuqi në Katar, ku edhe luan.

Mali i Zi grumbullohet të hënën, ndërsa menjëherë të martën udhëton për në Prishtinë.

“Një ditë më vonë luan ndaj Kosovës, me shumë mundësi ndeshjen vendimtare për ta fituar vendin e dytë në grup”, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm