Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova mposhtet nga Mali i Zi

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt), e ka nisur me humbje ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Të mërkurën, Kosova u mposht nga Mali i Zi në ndeshjen e parë të grupit të shtatë kualifikues.

Dueli i luajtur në Podgoricë ka përfunduar me shifrat 29:20, në të mirë të ekipit vendas. “Dardanët” e nisin mirë ndeshjen, por pastaj Mali i Zi e filloi shkëputjen. Edhe pse Kosova tentoi të kthehet në lojë, hendbollistët e Malit të Zi arritën që pjesën e parë ta mbyllin me gjashtë gola epërsi – 15:9.

Në pjesën e dytë, Mali i Zi arriti të shkëputet në rezultat deri në 11 gola (27:16), përpara se ndeshja të mbyllet me nëntë gola diferencë. Më i dalluari te Mali i Zi në këtë ndeshje ishte Millosh Vujeviq me tetë gola të shënuar, ndërsa Branko dhe Stevan Joviq shtuan nga katër secili.

Te Kosova, u veçua Drilon Tahirukaj me pesë gola, ndërsa Drenit Tahirukaj pati katër sosh. Kosova në këtë ndeshje u paraqit pa katër lojtarë kryesor. Bujar Ramosaj nuk është grumbulluar për shkaqe personale, ndërsa Valon Dedaj e Shaban Zogaj për shkak të lëndimeve.

Deniz Terziqi, njëri prej lojtarëve më të mirë në Kosovë, po ashtu nuk është grumbulluar. Menjëherë pas këtij dueli, Kosova luan ndeshjen tjetër kualifikuese.

Edhe Kosova mposhtet nga Mali i Zi, mbetet pa pikë Sport 3 v. më parë Kosova mposhtet nga Mali i Zi, mbetet pa pikë

Të dielën, e pret Slloveninë në Prishtinë. Pjesë e këtij grupi është edhe Bosnjë e Hercegovina, kundërshtar me të cilin Kosova do të përballet me vonë.

Te Kosova synim e kanë vendin e tretë në grup që jep shpresa për kualifikim, duke pasur parasysh se ekipi A ende nuk ka luajtur në ndonjë ngjarje të madhe hendbolli.