Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Magani nis misionin për trofe me ‘89-shin

Trajneri Gugash Magani nuk premton se do të bëjë mrekulli te Trepça '89. Por ajo që premton është puna profesionale për ta shtyrë Trepçën '89 drejt luftës për të mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës.

E pikërisht synimet e Trepçës '89, që janë mbrojtja e titullit dhe Kupa e Kosovës, e kanë shtyrë Maganin të refuzojë oferta të mira nga klubet e Superligës së Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Magani së fundi drejtoi skuadrën e Superligës së Shqipërisë, Teutën e Durrësit. Ai të martën udhëhoqi stërvitjen e dytë të ‘89-shit.

"Kushtet për punë janë shumë të mira te Trepça '89. Është vetëm stërvitja e dytë që e kam udhëhequr dhe gjithçka ka shkuar në rregull", ka thënë Magani të martën mbrëma për gazetën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).