Derisa Trajnerët më të suksesshëm kosovarë Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani e Gani Sejdiu janë pa angazhim aktualisht, skuadrat kosovare që këtë edicion po e kërkojnë suksesin në Vala Superligën e Kosovës kanë kthyer sytë nga trajnerët e Shqipërisë.
Gugash Magani është trajneri i fundit nga Shqipëria që ka marrë drejtimin e një ekipi nga Kosova. Ditë më parë kampionia në fuqi, Trepça '89, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Maganin, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi të premten, kur edhe do të firmosë kontratën me ekipin nga Mitrovica, do të nisë fazën përgatitore për pjesën e dytë të edicionit 2017/18 të Superligës së Kosovës.
Ndërkohë që tashmë në futbollin e Kosovës janë duke punuar edhe Bledi Shkëmbi e Mirel Josa, të cilët po ashtu lanë gjurmë në Shqipëri, qoftë si trajnerë, qoftë si lojtar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).