Mesfushori i Brazilit, Bruno Guimaraes mund të largohet nga Lyoni gjatë këtij muaji. Në fakt, edhe Lyoni është i gatshëm ta shesë 24-vjeçarin, të cilit tashmë ia ka caktuar çmimin.
Për kartonin e Brunos, Lyoni po kërkon 50 milionë euro. Kohët e fundit, interesim për Brunon kanë treguar Arsenali dhe Juventusi pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.
Mesfushori defensiv në 23 ndeshje për Lyonin deri më tani, ka gjashtë asistime dhe është njëri prej më të vlerësuarve në kampionatin francez.
Ai iu bashkua Lyonit në janar të vitit 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Bruno gjithashtu ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.
Artikuj të ngjashëm