Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv të Lyonit, brazilianin Bruno Guimaraes. Mediumet britanike kanë shkruar të mërkurën se Arsenali ka kontaktuar tashmë Lyonin dhe ekipi francez ka kërkuar mbi 40 milionë euro për ta lënë të lirë 24-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsenali po kërkon të forcohet në mesfushë gjatë janarit dhe Bruno po pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta. Në fakt, Arsenali edhe para fillimit të këtij edicioni kishte insistuar për brazilianin, por Lyoni kishte refuzuar ofertën.
Bruno ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka pesë asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat. Ai gjithashtu, ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.