Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni avancon falë fitores në ndeshjen e parë

Lyoni francez ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Evropës falë fitores që e arriti në ndeshjen e parë.

Lyoni në Portugali javën e kaluar fitoi ndaj Portos me rezultatin 1:0, ndërsa të enjten mbrëma barazoi me rezultatin 1:1, në kuadër të 1/8 së finales në garën e dytë më të rëndësishme evropiane.

Ky barazim e dërgon tutje Lyonin për shkak të rezultatit të përgjithshëm, 2:1.

Mousa Dembele shënoi për vendësit në minutën e 13-të, ndërsa sulmuesi 25-vjeçar Pepe, barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 27-të.

Artikuj të ngjashëm