Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Lyonit ndaj Portos

Lyoni ka shënuar fitore të rëndësishme në fazë nokaut të Ligës së Evropës.

Skuadra franceze e ka mposhtur Porton si mysafire me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

Lucas Paquet shënoi golin e fitores për ekipin nga Franca në minutën e 59-të. U asistua nga Mussa Dembele.

Porto ia doli të barazojë rezultatin në kohën shtesë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo ndeshje u karakterizua me shumë raste shënimi, por u realizua vetëm një gol.

Përballja e kthimit zhvillohet me 17 mars.