Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, mendon se skuadra nga Klina nuk e ka merituar humbjen në ndeshjen kundër Gjilanit. Sipas Luzit, ekipi tregoi lojë të mirë, krijojë raste, qëlloi dy shtylla.
“Futbolli është i tillë. Komplimente Gjilanit për fitoren. Për mendimin tim loja do të duhej të ishte ndryshe. Lamë dy pikë sot. Patëm rast edhe në pjesën e parë dhe me atë që demonstruam në pjesën e dytë na takoi neve. Kemi pasur rast, dy shtylla dhe raste të tjera. I ka munguar ekipit Dallaku. Iu bëjë thirrje gjyqtarëve që të mos japin karton “palidhje” siç thoni ju në Kosovë për trajnerët sepse edhe ne kemi presion”, tha Luzi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjilani mposhti Dukagjinin me rezultatin 1:0 me golin e Arbnor Ramadanit.