Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luzerni bën plane për sezonin e ri, por pa Jasharin dhe Emimin

Ardon Jashari

Drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer ka thënë se janë duke u përgatitur për edicionin e ri. Por, Luzerni me shumë gjasë do të jetë pa kapitenin, Ardon Jasharin. Jashari do ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub më të madh. Interesimi është i madh për mesfushorin e Zvicrës.

Ndërkohë, Luzerni nuk do t’ia vazhdoj kontratën Lorik Eminit, që ka pasur telashe me lëndime.

i ende nuk është kthyer nga një lëndim, ndërsa Luzerni ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën.

Ndërkohë, Jashari 20-vjeçar me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë në 30 ndeshje në Superligën e Zvicrës.