Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë pas fitores ndaj Dukagjinit se lojtarët kanë dhënë më të mirën për të marr pikë të plota.
Sipas Lushtakut, Drenica ka mundur të shënojë edhe më shumë gola. Ai ka kritikuar terrenin e stadiumit në Klinë.
“Ishte vështirë. Një terren i papërshtatshmë për të dyja ekipet. E kemi ditur që këtu nuk mund ta luajmë lojën tonë. Deri diku e kemi parashikuar edhe terrenin dhe e kemi përgatitur takimin në atë formë. Djemtë kanë treguar angazhim dhe disiplininë. Nga ndeshja në ndeshje po rritemi si ekip. Ka mundur të jetë rezultati edhe më i lartë, por nuk i shfrytëzuam rastet që patëm. Jam shumë i kënaqur me djemtë. Kastriot Rexha ende nuk është i gatshëm 100 për qind. Të gjithë lojtarët do të na nevojiten deri në fund pasi kampionati është i gjatë”, tha Lushtaku.
Tahir Lushtaku e shkoi ndeshjen nga tribuna pasi ishte i suspenduar për këtë takim. Me 27 pikë, Drenica zë vendin e pestë.