Manchester United ka krijuar më pak raste edhe se Southamptoni në këtë stinor të Premier Leagues, mirëpo pas performancës së Romelu Lukakut si krijues kundër Leicester Cityt, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho mund të ketë gjetur një rrugë të re për skuadrën e tij që të qëndrojë në garë për titull.
Manchester United nisi furishëm stinorin, duke fituar katër nga pesë ndeshjet e para në ligë, ndërsa shënoi 16 gola gjatë asaj periudhe, me sulmin e udhëhequr nga sulmuesi i ri Romelu Lukaku, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, pasi shënoi dhjetë herë në nëntë ndeshjet e para në të gjitha garat, golat janë “shterur” për belgun, ndërsa Manchester Unitedi i Mourinhos tash është 13 pikë prapa Manchester Cityt që kryeson renditjen.
Manchester Unitedi e pret në “Old Trafford” të martën (sot) Burnleyn, ku nis një orar i ngarkuar në periudhën festive, një kohë perfekte për Lukakun që të gjejë një fytyrë tjetër në lojën e tij kur nuk është duke shënuar gola.
Të shtunën, sulmuesi ishte mjaft i mirë në një rol të pazakontë, ku asnjë lojtar tjetër i Manchester Unitedit nuk krijoi më tepër raste për bashkëlojtarët sesa Lukaku në ndeshjen kundër Leicesterit.
“Roli i Lukakut ka qenë ndryshe. Me rastet që krijoi, fitorja është dashur të sigurohej. Kontributi i tij do të kënaqë Mourinhon”, ka thënë ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)