Sport

Lukaku, i gatshëm për ndeshjen e së dielës

Përzgjedhësi Roberto Martinez ka thënë se Romelu Lukaku do të jetë i gatshëm për duelin e së dielës kundër Marokut.

Megjithatë, ai nuk pritet të jetë titullar.

Sulmuesi i “nerazzurrëve” është përballur me shumë lëndime këtë sezon.

Ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje për gjigantin e Serie A.

29-vjeçari Lukaku ka shënuar 68 gola në 102 paraqitje për përfaqësuesen belge.

Me Interin këtë edicion ka vetëm dy gola në të gjitha garat e kampanjës së re.