Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

United vazhdon me formë të shkëlqyeshme

Skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United, si duket e ka seriozisht këtë sezon garën për titull.

Në ndeshjen si mysafir i Southamptonit, Unitedi mori 3 pikë të vlefshme me vetëm një gol të shënuar nga, kush tjetër pos prurjes së re nga Evertoni, Romeru Lukaku.

Lukaku u gjend në vendin e duhur pas një goditjeje që erdhi nga distanca në drejtim të portierit të Southamptonit, goditje të cilën e priti Froster. Megjithatë, në tentimin e dytë, Lukaku shënoi në minutën e 30-të.

Me këtë gol edhe përfundoi ndeshja, ndërsa me këto tre pikë, Unitedi mbetet në pozitën e 2-të me 16 pikë të tubuara nga 6 xhiro, nga të cilat ka vetëm një barazim.

Kurse Southamptoni ka rënë në pozitën e 11-të me 8 pikë të tubuara nga 6 xhirot e para të Premierligës.