Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku pendohet për kalimin te Chelsea

Sulmuesi Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë dramatike për Sky Sport Italia, duke u kërkuar falje tifozëve të Interit për mënyrën se si u largua, duke shpresuar të luajë sërish për ta dhe duke pranuar se nuk është i lumtur me situatën aktuale te Chelsea.

Sulmuesi ishte një figurë kyçe në ekipin e Antonio Contes që fitoi titullin e Serie A më 2019 dhe ishte një hero për tifozët, por pas dy sezonesh në San Siro që rivitalizuan karrierën e tij, ai “detyroi” klubin ta shiste në “Stamford Bridge”.

Mbështetësit u kthyen kundër 28-vjeçarit dhe e quajtën atë "tradhtar" pasi kërkoi transferimin prej 115 milionë euro në klubin e tij të vjetër Chelsea, ku ai kishte luajtur në sezonin 2011/12.

Tani Lukaku ka dhënë një intervistë të ër Sky Sport Italia, duke rrëfyer se i vjen keq për mjaft nga vendimet e tij të marra verën e kaluar.

“Pas dy vitesh në Itali, ku kam punuar shumë në Inter me stafin e fitnesit dhe dietologun, ndihem më mirë se kurrë. Megjithatë, nuk jam i kënaqur me situatën në Chelsea, kjo është normale. Mendoj se trajneri zgjodhi të luajë një sistem tjetër, thjesht duhet të mos dorëzohem, të vazhdoj të punoj dhe të jem profesionist. Nuk jam i kënaqur me situatën, por jam një punëtor i palodhur dhe nuk duhet të dorëzohem”, ka thënë Lukaku.

“Nuk ishte menduar të ndodhte kështu. Mënyra se si u largova nga Interi, mënyra se si komunikoja me tifozët, kjo më mërzit, sepse mund të mos ishte momenti i duhur për ta thënë, por as atëherë nuk ishte momenti i duhur. Tani mendoj se është e drejtë të flas, sepse thashë se do ta kem gjithmonë Interin në zemrën time dhe sinqerisht shpresoj që një ditë të kthehem për të luajtur atje. Unë jam i dashuruar me Italinë, kjo është koha për t'u bërë të ditur njerëzve se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, pa folur keq për askënd, sepse nuk është ky stili im", vijoi ai.

Janë publikuar vetëm pjesë të intervistës, pasi pjesa tjetër do të transmetohet në Sky Sport Italia më 31 dhjetor.

“Dua t'u kërkoj falje tifozëve të Interit, sepse mendoj se mënyra se si u largova duhet të ishte bërë ndryshe”.

Artikuj të ngjashëm