Sulmuesi Romelu Lukaku do t’i kthehet Chelseat për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për një muaj jashtë fushës.
Lukaku prej të dielës ka stërvitur me ekipin e Chelseat dhe trajneri Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se ai mund të jetë në përbërje kundër Juventusit.
Dueli mes Chelseat dhe Juventusit, zhvillohet të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Lukaku është kthyer dhe gjasat janë të mëdha që të përfshihet në ekip ndaj Juventusit. Ky është një lajm i mirë për ne, pasi Lukaku është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit”, ka thënë Tuchel.
Lukaku u pat lënduar më 20 tetor në ndeshjen kundër Malmos, të cilën Chelseat e pati fituar në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij edicioni dhe në 11 ndeshje me ekipin londinez ka shënuar katër gola.