Romelu Lukaku ka nisur stërvitjet me Chelsean, pasi ka nisur të marrë veten pas lëndimit të pësuar. Sulmuesi belg pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në Champions League ndaj Malmos, duke mbetur jashtë fushave të gjelbra.
Por stafi mjekësor i klubit anglez ka bërë të ditur se Lukaku mund të rikthehet nga lëndimi gjatë kësaj fundjave.
28-vjeçari mund të ketë disa minuta në ndeshjen e ardhshme në Premier League ndaj Leicester Cityt. Këtë sezon sulmuesi belg ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje në elitën e futbollit anglez.
Artikuj të ngjashëm