Romelu Lukaku u ka kërkuar falje tifozëve të Interit pas barazimit shokues 1:1 me Salernitanan të premten dhe ata e kanë pranuar kërkimfaljen e tij.
Sulmuesi belg ka pasur telashe në javët e fundit me disa mundësi të shpërdoruara, në serinë e vetëm një pike të marrë nga katër ndeshjet e fundit në Serie A me Interin.
Kulmi ishte në duelin e fundit kur Lukaku fare pranë portës, gjuajti me kokë por e qëlloi transversalen.
“Përballu me situata gjithmonë, qofshin ato të mira apo të këqija. Ajo që ka rëndësi është marrja e përgjegjësisë”, ka shkruar ndër të tjera tifogrupi i Interit në Instagram.