13:45 - Vetëm tetë minuta ka zgjatur epërsia e Chelseat në përballjen me Manchester Unitedin në kryendeshjen e xhiros së 28-të në Premier Ligë.
Belgu Romelu Lukaku shënoi golin e barazimit në minutën e 40-të, pas asistimit të Anthony Martialit.

Williani “hesht” Old Traffordin, Chelsea kalon në epërsi
Chelsea ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Manchester Unitedit përmes një goli të Willianit.
Braziliani shënoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 32-të.
Chelsea po udhëheq 0 me 1, dhe nëse arrin të marrë tri pikë nga Old Traffordi e barazon Unitedin me pikë në pozitat tre dhe katër.