Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton derbin ndaj Chelseat

Derbi i javës së 28 në Premier Ligë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat i ka takuar skuadrës vendase.

“Djajtë e Kuq” arritën të përmbysin rezultatin në këtë takim për të arkëtuar pikët e plota, transmeton Koha.net.

Ishte ekipi i Antonio Contes që kaloi së pari në epërsi përmes Ëillianit, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 32 nga një asistim i bukur i Hazardit.

Në pjesën e parë Unitedi arriti t’i barazojë shifrat përmes Lukakus, që realizoi në minutën e 39 pas një aksioni të bukur brenda zonës së Chelseat. Për të asistoi Martial.

Pikët e plota Unitedit ia siguroi Lingard duke shënuar në minutën e 75 pas asistimit nga Lukaku.

Manchester Unitedi rimerr vendin e dytë me 59 pikë, dy më shumë se Liverpooli në vendin e tretë, kurse Chelsea mban vendin e pestë me 53 pikë.

Artikuj të ngjashëm