Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Enrique kujton triumfin në Olimpiadën “Barcelona 1992”

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, e ka kujtuar Olimpiadën e vitit 1992 në Barcelonë, kur ai e fitoi medaljen e artë dhe u bë një prej figurave kyçe të përfaqësueses në atë turne.

Luis Enrique ishte 22-vjeçar kur Spanja në atë kohë mposhti Poloninë në finale 3:2, duke e fituar medaljen e parë të artë dhe të vetme të Spanjës në futboll në Lojërat Olimpike.

“Është turne ndryshe. Është vështirë për të shënuar sukses. Vetëm të jesh pjesë e ekipit olimpik është e veçantë por ta fitosh, është e jashtëzakonshme. Mezi pres t’i takoj lojtarët shtatorin e ardhshëm. Ndoshta do ta marrë edhe medaljen time dhe t’i krahasojmë se cila është më e bukur”, tha fillimisht tekniku spanjoll në një intervistë.

Spanja do të ballafaqohet me Brazilin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” për medaljen e artë në konkurrencën e meshkujve në futboll të shtunën.

“Më kujtohet që kam qenë titullar në të gjitha ndeshjet e asaj Olimpiade. Shënova gol kundër Kolumbisë në ndeshjen hapëse. Kam kujtime të mira dhe kemi pasur ekip të shkëlqyer. Ishte njësoj si ekipi aktual pasi ka lojtarë të konsoliduar e që nuk kanë luajtur me përfaqësuesen në Evropian. Edhe ekipi jonë ishte shumë i fortë. Isha pjesë e aksionit të golit të shënuar në finale, keq që nuk shënova, por Kiko Narvaez bëri punë të jashtëzakonshme”, përfundoi Luis Enrique