Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luftëtari brazilian diskualifikohet pasi e kafshon kundërshtarin

Luftëtari brazilian i arteve marciale të përziera (MMA), Igor Severino, është diskualifikuar pasi e kafshoi kundërshtarin Andre Lima në dorë gjatë meçit të së shtunës mbrëma në Las Vegas.

Severino 20-vjeçar e kafshoi Liman në biceps në rundin e dytë.

Referi Chris Tognoni ndaloi luftën dhe u shikua incidenti para se t’i jepej fitorja Limas.

Raportohet se presidenti i UFC-së, Dana White, e ka liruar Severinon nga kontrata.

Lima 50-vjeçar ka postuar foton e shenjave të kafshimit, ndërsa White ka thënë se do ta rrisë bonusin për të në 50 mijë dollarë.

Në meçin kryesor të mbrëmjes, amerikanja Rose Namajunas mposhti brazilianen Amanda Ribas në meçin e kategorisë mizë.

Artikuj të ngjashëm