Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri brazilian vdiq në meçin për 28 euro

Boksieri i ri amator brazilian Joao Victor Pena vdiq tre ditë pasi u nokautua në një ndeshje të zhvilluar në Jericoacoara.

Momenti fatal ka ardhur pas vetëm një minutë e gjysmë. Pena ra në dysheme pas një goditjeje të fortë në kokë.

Ai humbi vetëdijen dhe mbeti i shtrirë palëvizur. Dukej se gjithçka do të shkonte mirë pasi iu kthye vetëdija, por më pas gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe përfundoi në spital. Pas tre ditësh, vdiq si pasojë e goditjes.

Policia braziliane ka nisur hetim për rastin.

Vëllai i boksierit dha një deklaratë për disa media lokale dhe në secilën nga intervistat përsëriti të njëjtën gjë - vëllai luftoi për paratë e tij në atë meç. Fituesi i meçit do të merrte vetëm 18.5 euro, kurse humbësi 9.20 euro.