Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ludogoretsi konfirmon interesimin për Albion Rrahmanin

Trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev ka konfirmuar interesimin për Albion Rrahmanin e Ballkanit.

"Ballkani ka një lojtar të mirë. Albion Rrahmani ka qenë një opsion i joni. Ka edhe lojtar tjerë që mund t'i shërbenin Ludogoretsit", ka thënë Petev në konferencën për media para ndeshjes ndaj Ballkanit. Ndeshja Ballkani -Ludogorets zhvillohet të martë nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

I takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.