Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lucy Bronze, nga puna në piceri deri te maja e futbollit

Në shikim të parë gjithë karriera e futbollistes Lucy Bronze duket se është kaluar në mesin e elitës.

Mbrojtësja e Anglisë luan për Lyonin, një prej klubeve me më së shumti yje në futbollin e femrave dhe është nominuar për futbollisten më të mirë të vitit nga FIFA për vitin e dytë rresht. Ende vetëm 26-vjeçare, ajo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe është një reprezentuese me përvojë që ka përfaqësuar Anglinë në grupmoshat U-17, U-20 dhe në Botërorin e femrave për të rritura.

Këto statistika mund të japin një pamje të një rrugëtimi mjaft të sigurt, nga një arritje e shquar në një tjetër. Por nuk ishte gjithmonë një rrugë me suksese e trofe, shkruan sot Koha Ditoe.

Bronze kujton mjaft mirë kohët e errëta, kur lëndimet e rënda të gjurit e shtyn të mungonte dy vjet e gjysmë nga futbolli dhe kaloi gati një vit në paterica.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)