UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, duke e ftuar që të asistojë në shortin për fazën grupore të Ligës së Konferencës. Shorti është sot prej orës 13.30 në Stamboll, në arenën ku mbrëmë u tërhoq shorti për Ligën e Kampionëve dhe u shpallën më të mirët e vitit.
Liga e Konferencës po zhvillohet për herë të parë. Është niveli i tretë evropian për klube. Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë. Cana është "Ambasador i Finales".
Në Ligën e Konferencës paraqiten ekipe të respektuara evropiane, siç është Roma e Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm
-
Cana për KOHËN: Finalja në Tiranë do të ketë ndikim në rritjen e futbollit shqiptar
-
Cana për finalen e Ligës së Konferencës: Tifozët do të kënaqen në Shqipëri
-
Cana në përkrahje të Shqipërisë ndaj Italisë
-
Ballkani me short të vështirë në Ligën e Konferencës, në grup me Dinamon e Zagrebit
-
Sot Ballkani mëson grupin dhe kundërshtarët në Ligën e Konferencës