Loriana Kuka ka shënuar edhe një fitore në Grand Prix në Portugali.
Në luftën e parë të repesazhit në kategorinë deri 78 kg, xhudistja kosovare e kaloi sllovenen Patricija Brolih.
Ndaj saj fitoi në kohën shtesë me Ippon. Në fakt Brolih mori dënimin e tretë për dalje nga arena.
Loriana takohet me jugkoreanen Jeongyun Lee për medalje të bronztë.