Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loriana ndalet nga bartësja e parë, vazhdon në repesazh

Loriana Kuka

Loriana Kuka po garon në kategorinë deri 70 kg në garën Grand Prix të xhudos në Dushanbe të Taxhikistanit.

Në xhiron e dytë, Loriana e kaloi irlandezen Rachael Hawkes. Por në çerekfinale e kishte përballë bartësen e parë, britaniken Kelly Petersen Pollard.

Ndaj saj nisi mirë, por lufta zgjati shumë dhe Loriana mbeti pa forcë. Gati se e dorëzoi luftën për ta pësuar dënimin e tretë.

Loriana tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit. I duhen dy fitore.