Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loriana Kuka ndalet në luftën e dytë

Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Loriana të dielën garoi në kategorinë deri 78 kilogramë. E mposhti me Ippon kubanezen Lianet Carbona, ndërsa në xhiron e dytë pësoi nga holandezja cilësore, Guusje Steenhuis.

Holandezja ishte duke udhëhequr me uazari, ndërkohë që Loriana mori edhe dënimin e tretë. Kosova në Tbilisi fitoi medalje të bronztë me Distria Krasniqin. Laura Fazliu u rendit e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë pësoi lëndim. Laura Fazliu u ndal në luftën e tretë.